Protesta në Athinë! Digjet flamuri i NATO-s dhe SHBA-së

Protesta në Athinë! Digjet flamuri i NATO-s dhe SHBA-së

20:24, 17/11/2023
A+ Aa A-

Flamuri i NATO-s dhe SHBA-së është djegur gjatë protestës që po mbahet në Athinë në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të kryeqytetit grek.

Mijëra grekë po marshojnë jashtë ambasadës amerikane kundër politikave amerikane në Greqi në vitet e diktaturës së kolonelëve. Ata kundërshtojnë rolin amerikan edhe gjatë luftës që po zhvillohet në Gaza.

Për herë të parë në protestë morën pjesë edhe ushtarakë me uniformë. Edhe ata hodhën parulla kundër luftës në Gaza. Ata u duartrokiten nga banorët e Athinës që ndodheshin jashtë ambasadës amerikane.

Në zonë ndodhen mijëra forca policore të mbështetura nga dronë dhe helikopterë.

5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq sot në Athinë për ruajtjen e rendit gjatë protestave.

Sipas policisë, qendra e Athinës është mbyllur për automjetet që prej orës 13:00 dhe deri në përfundim të protestave, ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis janë të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco