Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Firmat serbe furnizojnë Rusinë me mallra të sanksionuara teknologjike

Firmat serbe furnizojnë Rusinë me mallra të sanksionuara teknologjike

08:37, 09/11/2023
A+ Aa A-

Në nëntor të atij viti – shtatë muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia – Kominvex e ndryshoi aktivitetin e regjistruar biznesor në tregti me shumicë të komponentëve elektronikë dhe të telekomunikacionit.

Të dhënat zyrtare të kompanisë tregojnë se Kominvex e kishte vetëm një punonjës në vitin 2022.

Kominvex filloi të eksportojë mallra të dypërdorshme në muajt pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022 dhe vazhdoi deri në fund të gushtit 2023, tregojnë të dhënat doganore. Mallrat e eksportuara përfshijnë, mikroçip, procesorë, disqe për ruajtjen e të dhënave dhe sisteme të komunikimit kabllor digjital.

Pronari i Kominvex, Marko Svorkan, shtetas serb, nuk pranoi t’iu përgjigjet pyetjeve për biznesin e tij.

Të dhënat doganore të analizuara nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, tregojnë se Kominvex eksportoi mallra në vlerë 143.9 milionë dollarë në Rusi nga marsi 2022 deri në fund të korrikut 2023, prej të cilave 54.3 milionë bien në kategoritë e “prioritetit të lartë” të pajisjeve dhe elektronikëve të cilat SHBA-ja dhe BE-ja i kanë sanksionuar për shkak të përdorimit të tyre në armatimin rus që është gjetur në Ukrainë.

Kompanitë kryesore që i pranuan këto dërgesa nga Kominvexi në Rusi ishin, Bitteria dhe Velesstor, sipas të dhënave doganore nga baza e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare, ImportGeniu dhe Sinoimex. REL-i i kontaktoi të dy kompanitë në fjalë për koment rreth lidhjeve e tyre biznesore me Serbinë, por nuk mori përgjigje.

Bitteria, një kompani me bazë në Moskë e themeluar më 2017, ishte në mesin e dhjetëra kompanive ruse dhe individëve që SHBA-ja i sanksionoi në shtator.

Kominvexi eksportoi në Rusi më 2022 mallra të prodhuara nga gjiganti amerikan i teknologjisë, Intel, në vlerë së paku 27 milionë dollarë. Intel ka thënë vazhdimisht se ka ndërmarrë masa për t’u siguruar se produktet e saj nuk e arrijnë Rusinë duke shkelur kontrollet e eksportit.

Trembëdhjetë nga 15 dërgesat më të vlefshme të mallrave të dypërdorshme të dërguara nga Kominvexi në kompaninë e sanksionuar ruse, Bitteria, përmbanin produkte Intel, sipas të dhënave doganore.

Intel tha për REL-in se “nuk e mbështet apo toleron” përdorimin e produkteve të veta “për t’i shkelur të drejtat e njeriut”.

Të dhënat doganore, po ashtu, tregojnë se Kominvexi ka eksportuar mallra në Rusi edhe përmes Malajzisë, Vietnamit dhe Kinës.

Së paku një kompani tjetër serbe ka eksportuar mallra të dypërdorshme në Rusi, të cilat janë të sanksionuara, përfshirë edhe në kompaninë Bittria, sipas të dhënave doganore.

Kompania, Soha Info, ndodhet në qytetin Novi Banovki, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Beogradit. Mes tetorit 2022 dhe korrikut 2023, kjo kompani eksportoi mallra në vlerë 18 milionë dollarë në Rusi, tregojnë të dhënat.

Në mesin e atyre dërgesave ishin edhe eksportimi i elektronikëve në vlerë prej 6.3 milionë dollarë, të cilat janë të cilësuar si mallra të dypërdorshme të “prioritetit të lartë” nga SHBA-ja dhe BE-ja, sepse po përdoren në armatimin rus në Ukrainë./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco