Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

‘U ul në stol, aktivizoi mjetin shpërthyes dhe hodhi veten në erë’/ Detaje nga ngjarja në një stacion trenash në Serbi

‘U ul në stol, aktivizoi mjetin shpërthyes dhe hodhi veten në erë’/ Detaje nga ngjarja në një stacion trenash në Serbi

11:23, 02/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë orëve të mëngjesit në një stacion treni në Çaçak të Serbisë ka ndodhur një tragjedi.

Sipas mediave serbe, në vendin ku njerëzit presin trenat, një burrë – me një mjet shpërthyes – hodhi veten në erë.Ai ka ndërruar jetë në vend.

“Siç dëgjuam, burri ishte ulur në stol, pas së cilës ai aktivizoi mjetin shpërthyes dhe hodhi veten në erë. Ne nuk ishim aty, nuk e dimë nëse ndodhi pikërisht kështu, por kjo është ajo që dëgjuam”, ka thënë njëri nga njerëzit që ka qenë afër stacionit hekurudhor.

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh efektivësh të policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

Përveç tij, nuk është raportuar për persona të tjerë të lënduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco