Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Abazoviç: BE të ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Abazoviç: BE të ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

14:57, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Poloni tha se Bashkimi Evropian duhet të ringjallë procesin e zgjerimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Abazoviç  paralajmëroi se BE-ja duhet të mbajë derën e hapur për anëtarët e rinj mes shqetësimeve të sigurisë. 

"Sot kemi një situatë kur Federata Ruse bën agresion ndaj Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë nesër në Ballkanin Perëndimor”, tha Abazoviç , raporton Klankosova.tv.

Abazoviç i tha se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar një koalicion më të fortë, në kuadër të mbrojtjes së vlerave parimore dhe universale, “mendoj se do të jemi në probleme shumë të mëdha në periudhën e ardhshme”.

"Mendoj se BE-ja duhet të ringjallë procesin e zgjerimit. Nëse BE-ja dëshiron të qëndrojë tërheqëse për anëtarët e rinj, nëse do të mbetet tërheqëse… mendoj se BE-ja duhet të marrë atë vendim për ta bërë procesin e zgjerimit të gjallë përsëri. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të japim mundësinë për ndikimin e Rusisë, për ndikimin e Kinës, ndoshta për ndikimin e palëve të treta.. dhe në fund të ditës kjo do të jetë çështja jo vetëm e sigurisë së vendeve që në këtë moment kanë statusin e kandidatit dhe nuk janë në BE, por do të jetë problem i madh për vendet që janë brenda familjes së madhe evropiane” -deklaroi kryeministri malazez.

Gjashtë vende, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia janë në faza të ndryshme të integrimit në bllok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco