Turistja rumune vjedh 2 mermerë në Akropoli, ndalohet nga policia

Turistja rumune vjedh 2 mermerë në Akropoli, ndalohet nga policia

14:28, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një grua 36-vjeçare rumune është ndaluar nga Policia pasi ka tentuar që të marrë me vete në shtëpi si suvenir 2 mermerë nga Akropoli. Ngjarja ka ndodhur, mëngjesin e së martës.

Ajo zgjodhi që të bënte një vizitë në Akropol dhe i ka lënë aq mbresa saqë ka vendosur që të marrë një copëz të saj me vete.

Mirëpo, ajo u pikas nga policia që bënë të mundur ndalimin e saj. Nuk dihet nëse, 36-vjeçarja ka qenë në dijeni ose jo, që kjo është një vepër penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco