Vdiq gjatë një mision humanitar në Libi, historia tragjike e infermieres greke

Vdiq gjatë një mision humanitar në Libi, historia tragjike e infermieres greke

11:11, 18/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Libi.

Në një aksident rrugorë kanë humbur jetën shtatë persona, pesë prej të cilëve grekë (dy infermiere, një nënoficer dhe dy përkthyes).

Siç bëjnë të ditur edhe burimet ushtarake, në zonën ku ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur asnjë rrjet celular. 

Për këtë arsye ushtarët grekë të plagosur nuk kanë mundur të komunikojnë dhe të informojnë Athinën për aksidentin. 

Telefonat satelitorë që kishin me vete u shkatërruan pas përplasjes nga shpërthimi dhe zjarri.

Burimet ushtarake thonë se të gjitha viktimat ishin pjesëmarrës vullnetarë në misionin humanitar grek në Libi.

Por lajmi për vdekjen e një nga dy infermiereve  të vrarë në këtë aksidentin, ka shkaktuar tronditje në Heraklion, vendlindja e saj, ku jetojnë shumë të afërm të saj.

Sipas medias greke creta24.gr, E.A. ajo jetonte në Athinë dhe punonte në Spitalin e Përgjithshëm Ajror Ushtarak 251 dhe familja tashmë është njoftuar për vdekjen e saj.

Historia e saj tragjike

Pas vdekjes së saj në krye të detyrës, familja përballet me tragjedinë e tretë, pasi vite më parë në një aksident rrugorë ka mbetur i vrarë edhe vëllai i saj i cili ishte dhe ai ushtarak. 

Gjithashtu dhe xhaxhai i saj që ishte pilot vdiq në krye të detyrës kur avioni në të cilin ndodhej u rrëzua gjatë një misioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco