Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

Shkuan për t’i ardhur në ndihmë Libisë pas përmbytjeve masive, autobusi me ushtarë grekë përfshihet në aksident, 7 të vdekur

Shkuan për t’i ardhur në ndihmë Libisë pas përmbytjeve masive, autobusi me ushtarë grekë përfshihet në aksident, 7 të vdekur

11:02, 18/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libi. Teksa në aeroportin e Elefsinës, pak para orës 7 të mëngjesit, avioni C-130 u ul me pjesëtarët e ndihmave humanitare greke, këta të fundit u përfshinë në një aksident të tmerrshëm automobilistik mesditën e së dielës. Nga aksidenti humbën jetën shtatë persona, pesë prej të cilëve grekë (tre ushtarakë dhe dy përkthyes). Në orët e ardhshme pritet të mbërrijë në Greqi një C-27, i cili do të transportojë pesë trupat.

Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare fillimisht foli për lëndime të lehta, më pas njoftoi se tre anëtarë të misionit grek kishin vdekur dhe dy ishin të zhdukur. Megjithatë, informacionet e cituara nga mediat ndërkombëtare nga Libia flisnin për katër të vdekur dhe shtatë të plagosur, ndërsa sipas informacioneve të fundit, të vdekurit janë pesë.

Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Libisë Lindore bëri të ditur mbrëmë se si pasojë e një aksidenti trafiku “tmerrshëm” mbetën të plagosur 15 ushtarë grekë, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Dy libianë, thuhet se përkthyes që ishin në autobus, janë gjithashtu në gjendje kritike.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i tmerrshëm trafiku. Mësohet se autobusi me misionin e 19 ushtarëve, infermierëve dhe shpëtimtarëve grekë që transportonin ndihma humanitare (ilaçe, materiale sanitare dhe ushqime) për viktimat e stuhisë Daniel në Derna, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti ndodhi në rrugën lokale Marawa kur kamioni u gjet në rrethana të paspecifikuara, në rrjedhën e kundërt të trafikut. Të dyja automjetet janë përfshirë nga flakët pas përplasjes së ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco