Mitsotakis: Nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për çështjen Beleri në çdo instancë të BE

Mitsotakis: Nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi për çështjen Beleri në çdo instancë të BE

14:27, 17/09/2023
A+ Aa A-

Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të gjatë, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen Beleri.

Mitsotakis ka përsëritur se nuk do të ndalet së paraqitur këtë shqetësim në çdo instancë të BE dhe përballë kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane”, u përgjigj Kryeministri.

“Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco