Trupat e BE-së përgatiten për më të keqen në Bosnje…

Trupat e BE-së përgatiten për më të keqen në Bosnje…

18:43, 15/09/2023
A+ Aa A-

Ushtarët e Forcave Paqeruajtëse të Bashkimit Europian (EUFOR) zhvilluan këtë të premte një stërvitje, e cila synon t’i përgatisë ata në përballimin e protestave të mëdha dhe të dhunshme.

Ushtarët, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për përballimin e turmave, kishin detyrë të përballeshin me protestues të dhunshëm, si dhe me evakuimin e ushtarëve të plagosur. Personat që luanin rolin e protestuesve mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Ne nuk e duam Bosnjën”, të ngjashme me pankartat e përdorura në protestat e fundit nga serbët e Bosnjës.

“Përgjigje e Shpejtë 2023” ishte një stërvitje që zhvillohet çdo vit nga EUFOR, ndërsa këtë vit pati një rritje të trupave nga 1100 në 1300.

Ndërkohë, në Bosnje tensionet etnike vazhdojnë të jenë të larta edhe pas 28 vjetësh nga përfundimi i luftës 1992-1995, në të cilën u vranë rreth 100 mijë persona, e miliona të tjerë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco