Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ambasadori amerikan në Beograd 'mahnitet' nga sjellja e mirë e Vuçiçit në takimin me Kurtin në Bruksel

Ambasadori amerikan në Beograd 'mahnitet' nga sjellja e mirë e Vuçiçit në takimin me Kurtin në Bruksel

18:10, 15/09/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i njohur për mbështetjen e tij ndaj Aleksandër Vuçiçit, ka reaguar pas takimit Vuçiç - Kurti në Bruksel.

Ashtu siç pritej, Hill është impresionuar nga sjellja e Vuçiçit dhe  ka thënë se pas takimit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, “ka pasur njëfarë progresi për Serbinë”.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka deklaruar se negociatat e së enjtes në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishin “vërtet të vështira”, por se Serbia i kishte “bërë detyrat e shtëpisë dhe ishte përgatitur mirë”.

Diplomati amerikan shpreson që procesi i dialogut të vazhdojë, dhe se Serbia me pjesëmarrjen në të mund të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Takimi i nëntë ndërmjet Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it nuk prodhoi ndonjë rezultat.

Sipas Shefit të Diplomacisë së BE-së ishte Kurti ai që nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e njëkohshëm të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiç-i e pranoi.

Borrell tha se Kurti këmbënguli që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia, kurse Vuçiç kërkoi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Kurti dhe Vuçiç, në konferenca të ndara për media, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi.

Kurti tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiç-it, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit. Ky është thelbi i gjithçkaje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco