Qindra persona të bllokuar nga përmbytjet katastrofike në Greqi

Qindra persona të bllokuar nga përmbytjet katastrofike në Greqi

17:07, 09/09/2023
A+ Aa A-

Qindra banorë mbeten të bllokuar në fshatrat rreth Greqisë qendrore, pasi përmbytjet goditën rajonin, duke varë të paktën 10 persona.

Helikopterët shpëtuan personat qe kishin hipur në çatitë e ndërtesave, ndërsa personeli ushtarak u erdhi në ndihmë qytetarëve të bllokuar me gomone, teksa uji arriti deri ne 3 metra thellësi në disa zona.

10 viktimat u zbuluan në zonën e Thesalit, rreth 330 km në veri të Athinës.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, 4 persona rezultojnë të zhdukur. Sakaq, 1700 vetë janë shpëtuar në total, mes të cilëve 296 të ngritur me helikopter nga shtëpitë e tyre të përmbytura.

Godina të tëra u fashitën nga vërshimi i ujit, urat u shembën, rrugët u bënë të pakalueshme dhe linjat elektrike u rrëzuan.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u zotua të premten se qeveria e tij do të bëjë gjithçka, njerëzisht të mundshme, për të mbështetur rajonet e goditura, teksa inspektonte zonën e shkatërruar të Karditsa. Prioriteti kryesor sipas tij, ishte shpëtimi i qytetarëve ende në rrezik, veçanërisht atyre që jetojnë në fshatrat të cilat uji I ka izoluar prej ditësh.

‘Pronarët e shtëpive, apartamenteve dhe bizneseve të shkatërruar do të marrin mbështetje financiare sa më shpejt të jetë e mundur’, premtoi Mistotakis. Ai tha se do t’i gjejnë paratë, qofshin ato fonde kombëtare ose europiane.

Sipas meteorologëve, stuhia Daniel ishte më e rënda që goditi Greqinë që prej nisjes së regjistrimit të të dhënave në 1930-tën. Ajo gjunjëzoi jo vetëm Greqinë, por edhe Turqinë dhe Bullgarinë, ku përgjatë 3 ditëve la pas shkatërrim masiv.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco