‘Mos kërkoni të drejta, mjafton që s’po ju vrasim’, deputeti Kamberi zbulon mesazhin tronditës të Brnabiç

‘Mos kërkoni të drejta, mjafton që s’po ju vrasim’, deputeti Kamberi zbulon mesazhin tronditës të Brnabiç

16:06, 30/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç e cila në forumin e Bled, që u mbajt në Slloveni, ka deklaruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret.

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled, e paska dërguar Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë”, ka qenë reagimi i Kamberit pas deklaratave të Brnabiçit.

Kamberi tha se deklarata e kryeministres së Serbisë “është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër”.

 

Tutje Kamberi i ka listuar diskriminimet dhe dhunën me të cilën janë përballur shqiptarët e Luginës vite me radhë.

“Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush”, ka thënë ai.

Kamberi ka theksuar se “Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco