Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Të shtëna me armë në Greqi, dy të plagosur mes tyre një shqiptar

Të shtëna me armë në Greqi, dy të plagosur mes tyre një shqiptar

10:27, 28/08/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë plagosur mes tyre një shqiptar pas të shtënave me armë zjarri para një shkolle në Greqi. Mediat greke shkruajnë se të plagosurit janë një 20 vjeçare greke e cila dyshohet se është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes dhe një 32 vjeçar shqiptar i cili deri më tani sipas informacioneve dhe dëshmisë së të resë mund të ketë qenë dhe objektivi i sulmit me armë.

Shqiptari sipas drejtësisë greke është një person me precedent penale në fushën e lëndëve narkotike, ndaj dhe dyshohet se mund të ketë qenë objektivi kryesor I këtij sulmi mafioz.

Burimet policore bëjnë me dije se në vendin ku u plagosën nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia vlerëson se personi që i ka qëlluar i ka rrethuar dhe është zhdukur. E reja ka një plagë në këmbë dhe 32-vjeçari në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Oficerët e Sigurimit përmes kamerave në zonë dhe dëshmitarëve që janë në kërkim po tentojnë të përcaktojnë rrugën e të armatosurit për të arritur në gjurmët e tij, ndërsa përmes profilit të shqiptarit po tentojnë të shohin nëse plumbat vijnë nga e kaluara e tij.

Ndërkohë në dëshminë e saj në polici 20 vjeçarja greke ka deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin, dhe se kanë qenë duke kaluar në vendngjarje dhe në veçanti pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur ka ndodhur edhe sulmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco