Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vijojnë zjarret në Greqi, tentuan të shuanin flakët, pësojnë djegie dy zjarrfikësit në Dialekto

Vijojnë zjarret në Greqi, tentuan të shuanin flakët, pësojnë djegie dy zjarrfikësit në Dialekto

16:19, 21/08/2023
A+ Aa A-

Dy zjarrfikës kanë pësuar djegie në Greqi, pasi tentuan të shuanin flakët në Dialekto.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, një grup zjarrfikësish u rrethuan nga flakët dhe për pasojë dy prej tyre u lënduan, ndërsa makina e tyre zjarrfikëse është dëmtuar.

Forca të shumta të Zjarrfikësve ndodhen në zonë për të shuar zjarrin, teksa mësohet se në vendngjarje po operojnë 12 zjarrfikëse me 6 automjete, ndërsa një avion po spërkat ujin.

Mirëpo kushtet në zonë janë të vështira, për shkak të erërave. Autoritete greke kanë ngritur alarmin dhe u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të evakuohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco