Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mitsotakis nis takimet me kryeministrat në Athinë- Rama nuk u ftua, presidenti Begaj refuzoi ftesën

Mitsotakis nis takimet me kryeministrat në Athinë- Rama nuk u ftua, presidenti Begaj refuzoi ftesën

15:36, 21/08/2023
A+ Aa A-

Kyriakos Mitsotakis i nisi takimet në kuadër të 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe Deklaratës së Selanikut me Borjana Kristo, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës në godinën Maximos në Athinë.

Diskutimet gjatë takimit u përqëndruan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjes së Greqisë për ambiciet e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në BE.

Më vonë të hënën, kryeministri grek ka planifikuar të presë një darkë jozyrtare së cilës do t’i bashkohen liderët nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së. Takimi do të përqëndrohet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin rajonal dhe trajektoren evropiane të zonës.

Në përgjigje të ftesës së Mitsotakis, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në darkë. Në darkë ishte i ftuar edhe presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj, por ai refuzoi të marrë pjesë për shkak të axhendës. Shkaku real i refuzimit, ishte fakti se Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama në darkë për shkak të mosmarrëveshjeve për arrestimin e Fredi Belerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco