Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Greqia sërish në 'pushtimin' e flakëve, raportohet për një viktimë

Greqia sërish në 'pushtimin' e flakëve, raportohet për një viktimë

13:54, 21/08/2023
A+ Aa A-

Greqia është përfshirë sërish nga flakët këtë të hënë. Mediat greke raportojnë se është gjetur i pajetë një bari në një zonë pyjore në Vioti, në afërsi të Athinës. Sipas mediave greke, bariu u përpoq të shpëtonte kafshët e tij nga zjarri, por nuk ia ka dalë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i bashkisë, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës.

Gjatë gjithë verës Greqia është përfshirë nga flakët, ku janë regjistruar dëme materiale dhe njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco