Kryetari i komunës gjobitet pse priti në takim Albin Kurtin

Kryetari i komunës gjobitet pse priti në takim Albin Kurtin

20:02, 16/08/2023
A+ Aa A-

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut u pa si nxitje e nacionalizmit nga krerët e këtij shteti dhe nga Serbia, e cila duket se nuk e ka humbur ndikimin mbi Maqedoninë e Veriut.

Nikoqirët e tij në Tetovë e Çair të Shkupit tash po përballen me një kallëzim penal nga shteti maqedon për shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore.

Madje, Visar Ganiu, kryetari i Çairit është gjobitur nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

“Ata thirren se nuk i kemi vendosë simbolet, flamurin e Maqedonisë në binë, por ne nuk i kemi vendosë as të Maqedonisë e as të Kosovës. Kemi pas një ekran elektronik, mund të ketë pasur ndonjë lëshim, por nuk e shoh ashtu sepse këto organizime i kemi bërë gjithmonë kështu. Janë thirrur edhe në atë se nuk është lëshuar himni i Maqedonisë edhe për atë kam dy dënime.”- tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës Çair, Shkup.

Ai gjatë së martës dha edhe një deklaratë te shërbimi informativ mbi organizimin e pritjes për Kurtin e pret që edhe të dënohet.

Kryetari i Çairit, komunë kjo e banuar me shqiptarë thotë se e gjithë zhurma e shkaktuar është tendencioze.

“Unë pres me më dënua sepse e kanë nis procedurën e më është dhënë ajo kumtesë se në bazë të cilit ligj. Por unë mendoj që kjo është krejt me tendencë, për politikë ditore dhe arsyeshmëri për ato deklaratat e ministrit të punëve të Jashtme, Bujar Osmanit, kryeministrit të Maqedonisë dhe kryetarit të shtetit.”- tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës Çair, Shkup

Në Maqedoninë e Veriut Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore, neni 30, parasheh dënime prej 1.000 deri në 5.000 euro në rast se personi publik bën shkeljen e dispozitave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco