Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Aksident fatal në Greqi/ Burrë e grua humbin jetën, plagosen rëndë dy fëmijët e tyre

Aksident fatal në Greqi/ Burrë e grua humbin jetën, plagosen rëndë dy fëmijët e tyre

18:45, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një tragjedi familjare ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën kombëtare Selanik-Serron, jashtë Selanikut.

Mediat fqinje raportojnë se një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën, ndërsa fëmijët e tyre, shtatë dhe dhjetë vjeç, janë plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të para, makina me targa rumune është përplasur me një kamion.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco