Presidenti kroat bën deklaratën shokuese për tifozët e Dinamo Zagrebit të arrestuar në Greqi

Presidenti kroat bën deklaratën shokuese për tifozët e Dinamo Zagrebit të arrestuar në Greqi

09:45, 15/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç , ka shokuar me deklaratën e tij në lidhje me 101 huliganët kroatë të arrestuar për vrasjen e Michalis Katsourit, në Filadelfia e Re,Greqi.

Presidenti kroat është shprehur  se autoritetet greke i trajtojnë tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte dhe se ky qëndrim nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

 “Ligji nuk respektohet. Ata po i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një njësi të kapur robër”, theksoi Milanovic.

“Mund të them arsyet, pse ndodhi dhe pse konkretisht në Greqi dhe çfarë mund të marrë Greqia nga UEFA dhe pse është e rëndësishme që ata ta transferojnë përgjegjësinë tek 100 kroatët. Sa grekë janë arrestuar?”, vazhdoi Milanovic.

“I shpërndani në të gjithë Greqinë, që të rrihen e të përdhuhon. Perfekt, ky është Bashkimi Evropian”, shtoi presidenti kroat.

“Nuk mund të mbash pesë ditë në burg 100 persona. Këto pesë ditë ju japin mundësinë të mësoni se çfarë ka ndodhur dhe përveç kësaj ata janë qenie njerëzore dhe qytetarët tanë kanë të drejta njerëzore, por tifozët kroatë trajtohen si vrasës në Greqi. Nuk ka të bëjë me demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut . Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e jemi”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco