Situata e zjarreve në Greqi, rreth 74 zjarrfikës të plagosur

Situata e zjarreve në Greqi, rreth 74 zjarrfikës të plagosur

15:13, 27/07/2023
A+ Aa A-

Rreth 74 zjarrfikës janë plagosur ose kanë pësuar goditje nga nxehtësia në dhjetë ditët e fundit, ndërsa po luftonin me zjarret në Greqi.

Brigada e zjarrfikësve mbetet “në gjendje gatishmërie” sepse rreziku është ende ekstrem në disa zona, tha zëdhënësi Ioannis Atropios.

Kryeministri i Greqisë tha se vendi duhet të ndërmarrë më shumë veprime për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike.

“Kriza klimatike mund të jetë një realitet, por nuk mund të jetë një justifikim,” tha Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi me Presidenten Katerina Sakellaropoulou.

Ndërkohë disa nga qytetarët kanë fajësuar autoritetet për mungesën e gatishmërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco