VIDEO/ Turisti rus i fyeu, stafi i restoranti e bën për spital

VIDEO/ Turisti rus i fyeu, stafi i restoranti e bën për spital

18:57, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një turist rus në Mal të Zi e pësoi keq nga stafi i një restoranti pasi besohet se kishte fyer kamarierët dhe u soll me agresivitet ndaj tyre.

Kështu, së paku tre persona nga stafi i restorantit e përzunë nga aty dhe e rrahën me karrige.

Videoja është shpërndarë me të madhe në Twitter, megjithatë detajet se si filloi gjithçka ende mbeten të paqarta.

Përleshja, besohet se ka ndodhur në një fshat pranë Budvës.

Në bazë të asaj që shihet në video, dy apo tri persona e sulmuan turistin rus duke e goditur me karrige.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco