Shmanget tragjedia në Beograd: Stuhia rrëzoi një konstruksion metalik gjersa kishte vetura në lëvizje

Shmanget tragjedia në Beograd: Stuhia rrëzoi një konstruksion metalik gjersa kishte vetura në lëvizje

10:36, 20/07/2023
A+ Aa A-

Stuhia e tmerrshme që goditi mbrëmë kryeqytetin e Serbisë në vetëm pesë minuta shkaktoi kaos në rrugët ku ranë vinça, pjesë ndërtesash dhe pemë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet një pjesë e madhe e strukturës metalike që bie në rrugë mu në mes të veturave që ishin në lëvizje.

Momenti është regjistruar në rrugën, “Maksima Gorki” në Beograd dhe siç mund ta shihni në video, fatmirësisht tragjedia është shmangur.

Gjithashtu, në një kantier ndërtimi në Beogradin e Ri, një vinç u rrëzua nga një erë e stuhishme.

Stuhia goditi Shidin, Sremska Mitorvicën, Novi Sadin, dhe skenat i ngjajnë, fjalë për fjalë, filmave të katastrofave të Holllywodit, raportojnë mediat lokale.

Ndryshe, stuhi të fuqishme ka pasur edhe në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco