Kristo: Me Ramën kemi theksuar 14 çështje për t’i paraqitur Komisionit Evropian

Kristo: Me Ramën kemi theksuar 14 çështje për t’i paraqitur Komisionit Evropian

12:56, 07/07/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të turit ballkanik, Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së saj, Kristo ka deklaruar se marrëdhëniet mes 2 shteteve janë të mira dhe se po punohet që këto raporte të intensifikohen dhe më tej.

Gjithashtu, ajo ka zbardhur disa nga çështjet për të cilat kanë diskutuar me kryeministrin Rama gjatë takimit që zhvilluan kokë më kokë.

Borjana Kristo: Kemi biseduar në lidhje me marrëdhëniet tona që janë të mira dhe si duhet t’i çojmë më tutje marrëdhëniet mes shteteve tona. Ky bashkëpunim të përmbajë dialogun e përbashkët dhe shpresoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë dhe në të ardhmen. E informova Ramën lidhur me situatën politike dhe aktuale tek ne dhe si funksionojnë çështjet e tjera të lidhura me politikën tek ne. Bashkëpunimi mes 2 shteteve të jetë me konsensus, të kemi dialog të mirë dhe në të ardhmen shpresoj se do të kemi marrëdhënie të mira.

Kemi theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian dhe më tutje duhet të merremi që të shprehim interesat tona Komisionit Evropian. Kemi parashikuar 5 çështje të cilat duhet të paraqiten. Theksohet bashkëpunimi rajonal dhe me theks të veçantë në Procesin e Berlinit. Ne kemi informuar kryeministrin lidhur me masat e marra dhe iniciativat për Procesin e Berlinit dhe takimin që do të zhvillohet në Tiranë. 2 iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm ende, lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke i bërë që edhe këto që të bëhen aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco