Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lista Serbe: Ne jemi të interesuar vetëm për formimin e Asociacionit

Lista Serbe: Ne jemi të interesuar vetëm për formimin e Asociacionit

17:49, 30/06/2023
A+ Aa A-

Lista Serbe njoftoi sot se populli serb në Kosovë është i interesuar vetëm për Bashkimin e Komunave Serbe dhe se vendimi për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, është e pavlefshme dhe askush nga qytetarët nuk e konsideron të rëndësishme.

“Sa i përket asociacionit, qytetarët tanë janë të interesuar vetëm për Bashkimin e Komunave Serbe, si institucion ombrellë i popullit serb, i cili do të mbrohet nga regjimi i Albin Kurtit, apo dikush tjetër që do të donte që nesër ta ndërtojë karrierën politike mbi represionin e popullit serb, duke i bashkuar komunat serbe në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ata theksojnë se ky vendim ka të vetmen rëndësi sepse është dëshmi e qëllimit të qartë të regjimit të Aljbin Kurtit për të vazhduar përshkallëzimin e situatës në terren dhe për të shkaktuar tensione shtesë. Në fund të fundit, siç shtojnë ata, i shërben interesit të kryeministrit Kurti, dhe jo qytetarëve të asaj komune.

Lista Serbe thekson se populli serb dhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut nuk kanë treguar dëshirë për atë anëtarësim, por është dëshirë e Kurtit që ta përkeqësojë situatën në terren dhe të bëjë presion shtesë mbi popullin serb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco