Vuçiç pas takimit në Bruksel: Kosova nuk ka rënë nga qielli, nuk shoh arsye të flas me Kurtin

Vuçiç pas takimit në Bruksel: Kosova nuk ka rënë nga qielli, nuk shoh arsye të flas me Kurtin

19:26, 22/06/2023
A+ Aa A-

Nuk ka takim trilateral në Bruksel dhe as një udhërrëfyes për daljen nga kriza.

Kështu pretendon presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili foli i pari pas përfundimit të takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Në këtë moment nuk shoh arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse është ideologjia e tij fanatike”, u shpreh Vuçiç duke iu referuar refuzimit për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai shtoi më tej se me zyrtarët e BE-së do të vijojë komunikimin në baza ditore, por megjithatë nuk i kurseu kritikat.

“Kosova nuk ka rënë nga qielli, është krijuar për një kohë të gjatë, për shumicën e vendeve të BE-së është shtet i pavarur, është fëmijë i tyre, prandaj e mbrojnë atë”, u shpreh presidenti serb duke u viktimizuar sërish se shtetit të tij po i bëhet shumë presion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco