Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zgjedhjet në Greqi/ Të dielën votohet në procesin e jashtëzakonshëm

Zgjedhjet në Greqi/ Të dielën votohet në procesin e jashtëzakonshëm

12:46, 22/06/2023
A+ Aa A-

Në kulmin e saj ka mbërritur fushata elektorale në Greqi për zgjedhjet e dyta parlamentare brenda 45 ditëve, ato të 25 qershorit.

Nga mitingu i Selanikut , i organizuar me kuptim simbolik pranë statujës së Aleksandrit të Madh , lideri i konservatorëve Kyriakos Mitsotakis ftoi qytetarët në pjesëmarrje masive në zgjedhje për një qeveri të pavarur, të fortë dhe të qëndrueshme për të përballuar sfidat e së ardhmes.

“Nuk do të mungojnë sfidat e rrezikshme në katër vitet e ardhshme. Çështja e emigracionit, e patë, po ndizet sërish. Ashtu si edhe një Turqi e paparashikueshme, një fqinj që ju kujtoj tani se ka një udhëheqje të qëndrueshme. Prandaj, përgjigja greke duhet të jetë një zgjedhje e sigurisë kombëtare dhe e zhvillimit kombëtar“, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, lideri i Demokracia e Re.

Nga Patra, rivali i tij Alexis Tsipras iu referua dallimeve në qëndrimet programore të dy partive dhe kërkoi votën për të parandaluar , siç ka theksuar një “regjim të pakontrollueshëm dhe një demokraci të stilit të kryeministrit hungarez Viktor Orban”.

“Nuk i shohim këto dallime vetëm në shëndetësi. Ne kemi në të gjitha aspektet programore qëndrime diametralisht të kundërta me Demokracinë e Re. Në marrëdhëniet e punës dhe të drejtat e punëtorëve, tek tetëorarëshi, tek konfiskimet e shtëpive me kredi të papaguara, tek përballimi i shtrenjtësisë dhe rishpërndarjes së të ardhurave, tek arsimi, energjia, uji“, tha Alexis Tsipras, lideri i Syriza-s.

Edhe lideri i Pasokut nga mitingu i Athinës në përpjekje për të rritur përqindjet e partisë së tij ka deklaruar se të dielën socialistët e vërtetë do të rilindin, për të çuar në të ardhmen Mitsotakis në opozitë.

Në ditët e fundit të fushatës është vënë re një polarizim i klimës politike në diskutimin sidomos të temave të mprehta si emigracioni, minoriteti musliman në Trakë, ekonomia dhe shëndetësia. Gjithësesi analistët por dhe sondazhet, nuk diskutojnë fitoren e bujshme të konservatorëve, ashtu si edhe në zgjedhjet e 21 Majit, por faktin se sa e madhe do të jetë shumica parlamentare që do të sigurojë Demokracia e Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco