'URA jo në koalicion me ne'/ Abazoviç i përgjigjet Spajiç: E kemi qeverinë, presim parlamentin

'URA jo në koalicion me ne'/ Abazoviç i përgjigjet Spajiç: E kemi qeverinë, presim parlamentin

09:15, 12/06/2023
A+ Aa A-

Abazoviç tha se kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partner i URA-s. 

MAL I ZI- Koalicioni URA i Dritan Abazoviç i cili mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare thotë se do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi.

“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushate, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai.

Abazoviç i është përgjigjur gjithashtu edhe deklaratëve të pas fitores së, Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani i cili tha se nuk do të formojë qeveri me Urën. Abazoviç tha se kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partner i URA-s. 

"E kemi qeverinë, presim parlamentin. Kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne, por kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur," tha ai. 

Nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme datë 11 qershor, dalin 81 deputetë dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi. Partia proevropiane Lëvizja “Evropa Tani” ka shpallur fitoren me 23 deputetë. Pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Koalicioni pro-serb dhe pro-rus "Për të Ardhmen e Malit të Zi" (ish Fronti Demokratik) ka fituar 15 përqind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit 12.3 përqind ose 11 mandate. Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 përqind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco