Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, ditë kur nuk punohet, votohet 7:00 - 19:00

Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, ditë kur nuk punohet, votohet 7:00 - 19:00

09:03, 08/05/2024
A+ Aa A-

 Shkup - Votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut fillon në orën 7:00 dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

Në orën 19:00 mbyllen vendvotimet. Votuesve të hasur në objektin ku votohet u mundësohet të votojnë. Vendvotimi ku kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak nga KKZ-ja kompetente, por nuk fillon numërimin e votave para orës 19:00. 

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor,  Komisioni Zgjedhor i dorëzon në KKZ në afat prej 5 orëve pas përfundimit të votimit. Materiali zgjedhor i dorëzohet KKZ-së nga kryetari i KZ-së i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ-së ose përfaqësues të parashtruesve të listave dhe përfaqësues të policisë, nëse është e nevojshme.  

Pas zgjedhjeve të zbatuara për President të Republikës, KKZ i mbledh rezultatet e votimit për listën e kandidatëve, përpilon procesverbal dhe së bashku me të gjithë materialin zgjedhor ia dorëzon KSHZ-së menjëherë dhe jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të  votimit.

Qytetarët nuk do të shkojnë në punë

Për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sot është ditë jopune për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari me përjashtim të atyre ku proceset e punës për shkak të natyrës së tyre nuk mund të ndërpriten, shkruan Zhurnal.

 Për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, ditë jopune ishte edhe 24 prill. Sipas vendimit të Qeverisë teknike, dy ditët jopune nuk do të punohen.

 Në ditët e zgjedhjeve, 24 prill dhe 8 maj, nuk punojnë as shkollat. Me vendim të MASH-it, mësimi i këtyre ditëve do të kompensohet në ditë pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco