Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kandidati i opozitës turke tërhiqet nga gara presidenciale në minutën e fundit

Kandidati i opozitës turke tërhiqet nga gara presidenciale në minutën e fundit

19:19, 11/05/2023
A+ Aa A-

Muharrem Ince është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të së dielës në Turqi, nën presionet për financat dhe jetën e tij personale

Nga Hamdi Fırat Buyuk, BIRN

Muharrem Ince, kreu i Partisë Atdheu dhe një nga katër kandidatët për presidencën turke, u tërhoq nga gara vetëm tre ditë para zgjedhjeve të së dielës nën presionin për financat dhe jetën e tij personale.

“Nuk do t’u lë asnjë justifikim. Përndryshe, ata do të na fajësojnë neve (nëse presidenti aktual Erdogan fiton)”, tha Ince në një konferencë për shtyp në Ankara para selisë së partisë së tij.

Ince tha se pretendimet për financat e tij dhe një video me përmbajtje seksuale në rrjetet sociale ishin të sajuara.

“Unë nuk kam frikë nga këto komplote, montazhe dhe fatura të rreme. Kam rezistuar për 45 ditë. Po e tërheq kandidaturën time. Këtë po e bëj për atdheun tim”, tha ai, ndërsa shtoi se ende kërkon vota për partinë e tij në garën parlamentare.

Ince, megjithatë, nuk tha se ai mbështeste Kemal Kilicdaroglu, kandidatin e përbashkët presidencial të Aleancës Kombëtare dhe udhëheqësin e Partisë Popullore Republikane, CHP, kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në votimin e së dielës.

Kilicdaroglu tha pas konferencës për shtyp të Ince: “E presim atë në tryezën tonë. Le të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë e vjetra.”

Muharrem Ince ishte një anëtar i lartë i CHP-së dhe ishte kandidati i saj presidencial në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018. Ai humbi zgjedhjet, por aftësitë e tij në fushatë i dhanë vrull CHP-së, e cila që atëherë ka krijuar një aleancë të gjerë për të rrëzuar Erdoganin.

Ai më vonë u largua nga CHP-ja dhe formoi partinë e tij në 2021.

Në sondazhe, Ince e nisi mbarë, me më shumë se 10 për qind të votave. Por javën e fundit mbështetja për të ra në rreth 2 ose 3 për qind të votave dhe presioni u shtua nga partitë opozitare, grupet e shoqërisë civile dhe njerëzit e thjeshtë, të cilët i kërkonin atij të mos e ndajë votën e opozitës.

Votat e dhëna tashmë për Inçen në diasporë do të jenë ende të vlefshme dhe emri i tij do të qëndrojë në listat e votimit. Prandaj, votuesit do të mund të votojnë për të të dielën.

Sondazhet tregojnë se gara për presidencën është e ngushtë midis Erdoganit dhe Kilicdaroglut. Gara midis Aleancës Popullore dhe Aleancës së Kombit për një shumicë në parlament është gjithashtu kokë e kokë.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave të përgjithshme të dielën, më 28 maj do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco