Gruaja lyen me benzinë dhe i vë flakën bashkëshortit, tragjedia familjare që fshihet pas ngjarjes së rëndë nga Greqi

Gruaja lyen me benzinë dhe i vë flakën bashkëshortit, tragjedia familjare që fshihet pas ngjarjes së rëndë nga Greqi

11:38, 21/04/2023
A+ Aa A-

Një grua në Greqi leu me lëndë djegëse bashkëshortin biznesmen dhe i vuri flakën. Ngjarja ka ndodhur në Mytilin.

Pas sulmit qëndron një tragjedi familjare. Çifti kishin humbur dy nga tre fëmijët e tyre në periudha të ndryshme.

Njëri nga fëmijët e familjes u mbyt në det dhe tjetri humbi jetën në një aksident automobilistik.

Sipas informacioneve, gruaja ka shfaqur probleme të rënda psikologjike për shkak të humbjes së fëmijëve të saj, duke mos e përballuar dot vdekjen e tyre.

Siç thonë fqinjët, për shkak të këtyre problemeve, ajo shpesh sulmonte burrin e saj dhe e dhunonte.

Pak ditë më parë biznesmeni, i cili zotëron një restorant, doli nga shtëpia dhe u zhduk derisa u kthye dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Krimi ka ndodhur në tavernën e familjes, ku gruaja ka lyer me benzinë ​​burrin e saj dhe i ka vënë flakën.

Burri është intubuar në ICU të spitalit “Papanikolou” në Selanik, pasi u gjykua e nevojshme transportimi i tij.

Ai u intubua menjëherë, pasi ka një gamë të gjerë djegiesh të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë në qafë, gjoks, shpinë dhe këmbë, ndërsa kishte vështirësi në frymëmarrje.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar në Selanik. Djegiet mbulojnë 45% të sipërfaqes së trupit të tij.

Gruaja është arrestuar menjëherë dhe ndaj saj është ngritur rasti për lëndim të rëndë. Ajo po merret në pyetje dhe pritet të dërgohet në Prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco