‘Do të djeg bashkë me fëmijët’, 38 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Greqi

‘Do të djeg bashkë me fëmijët’, 38 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Greqi

16:01, 11/04/2023
A+ Aa A-

Një 38 vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite e gjysmë burg pasi kërcënoi se do të digjte ish bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij.

Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hyrjen kryesore të pallatit, është ngjitur, në katin e katërt dhe i kërcënoi se do t’i vriste.

I pandehuri, i cili deri më sot kishte gjithsej tetë dënime për dhunë në familje, megjithatë ato ishin të pezulluara , nuk u ndal me kaq, pasi kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, pasi kishte frikë, për jetën e saj dhe të fëmijëve ata, i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.

Ndërkohë në polici 29 vjeçarja kishte deklaruar se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve të mitur.

“Kam frikë për jetën time dhe për fëmijët”, ka thënë ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco