Gjukanoviç jep dorëheqje nga kryetar i DPS-së, pas 25 vjetësh udhëheqje

Gjukanoviç jep dorëheqje nga kryetar i DPS-së, pas 25 vjetësh udhëheqje

22:16, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç, raportohet se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë partiake.

Sipas mediumit serb “Vijesti”, Gjukanoviç përfundimisht ka dhënë dorëheqje nga partia, tashmë pas 25 vjetësh si udhëheqës i Partisë Socialiste.

Gjukanoviç drejtoi DPS-në që nga viti 1998.

Ushtruesi i detyrës së kreut të partisë do të jetë Danijel Živković.

Seanca e Bordit Kryesor të DPS-së është caktuar për nesër.

Gjukanoviq më herët kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco