Të parët që e uruan Millatoviçin për zgjedhjen e tij si president ishin Putin dhe Dodik

Të parët që e uruan Millatoviçin për zgjedhjen e tij si president ishin Putin dhe Dodik

18:32, 05/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ishin të parët që uruan Jakov Millatoviçin për zgjedhjen e tij si president i ri i Malit të Zi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Dodik, kishte shkruar se shpreson që Millatoviq do ta do ta udhëheq Malin e Zi në rrugën e përparimit dhe prosperitetit.

Po ashtu, ai kishte thënë se në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore do të bashkëpunojnë me sukses për të mirën e qytetarëve të Malit të Zi dhe të Republikës Sërpska.

Politologu kroat, Davor Gjenero dhe publicisti dhe gazetari nga Sarajeva, Senad Pecanin, në një bisedë për Dukagjinin, kanë analizuar se fitorja e Milatoviqit në Mal te Zi për president, mund të sjellë pasoja negative për sovranitetin e Malit të Zi, procesin dhe rrugën evropiane të vendit, dhe kështu duke e drejtuar karshi Serbisë dhe Rusisë

Lexo edhe: “Nëse do të bëhet Millatoviq president, do të jetë funerali për pavarësinë e Malit të Zi – Ai është vegla e re e Vuçiq atje”

Millatoviq, kishte fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.8 për qind, treguan rezultatet preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar”, kishte thënë presidenti i ri i Malit të Zi, Milatoviq, në fjalimin e tij të parë paszgjedhor.

Kujtojmë se, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.

Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në këtë shtet në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit.

Kështu tha sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet rezultatin e zgjedhjeve në Podgoricë.

Po ashtu, edhe presidenti i kaluar, Milo Gjukanoviq e kishte uruar Millatoviqin për fitoren.

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, kishte thënë Gjukanoviq.

Gjithashtu, edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka uruar Millatoviqin për fitoren.

Ai kishte shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”.

Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, 71 për qind e votuesve votuan në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, apo rreth 383.300 votues.

Të drejtën për të votuar për njërin prej tyre e kishin 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vetëm 1.777 votues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco