Abuzoi me fondet e pandemisë, Gjykata e Bosnjës e dënon kryeministrin e Federatës me 4 vjet burg

Abuzoi me fondet e pandemisë, Gjykata e Bosnjës e dënon kryeministrin e Federatës me 4 vjet burg

11:09, 05/04/2023
A+ Aa A-

Në një vendim të shkallës së parë, gjykata e lartë e Bosnjës shpalli fajtor kryeministrin e Federatës Fadil Novalic dhe dy nga tre të bashkëakuzuarit për korrupsion lidhur me importin e respiratorëve me çmim të lartë në vitin 2020.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës dënoi të mërkurën kryeministrin e entitetit më të madh të Bosnjës, Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, Fadil Novalic, me katër vjet burg në një vendim të shkallës së parë për prokurimin  e 100 ventilatorëve të mbivlerësuar, nga Kina në vitin 2020 me një kosto për buxhetin prej 10.5 milionë markash boshnjake, ose pak më shumë se 5 milionë euro.

Drejtori i kompanisë Srebrena malina, Fikret Hodzic dhe drejtori ipezulluar i Administratës së Federatës për Mbrojtjen Civile, Fahrudin Solak, gjithashtu u shpallën fajtorë të mërkurën dhe u dënuan përkatësisht me pesë dhe gjashtë vjet. Kompania e Hodzic u gjobit gjithashtu me 100,000 euro.

Zv.kryeministrja e Federatës dhe Ministrja e Financave Jelka Milicevic u shpall e pafajshme.

Akuzat kundër Novalic, Solak dhe Hodzic përfshinin komplot për të kryer krime të ndryshme në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit, marrjen e shpërblimeve ose përfitime të tjera për shitjen e ndikimit, pastrim parash, falsifikim ose shkatërrim të dokumenteve të biznesit ose tregtisë, falsifikimin e dokumenteve zyrtare, shkeljen e detyrimeve për të mbajtur të dhënat e tregtisë dhe përgatitjen e raporteve financiare dhe falsifikimin ose shkatërrimin e tyre.

Më 23 shkurt 2021, gjykata e lartë e Bosnjës filloi gjyqin për prokurimin e njëqind respiratorëve që kushtojnë 5.4 milionë euro nga Kina për sistemin e kujdesit shëndetësor të entitetit.

Blerja u bë në prill 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Zyra e Prokurorit të Kantonit të Sarajevës, një nga dhjetë kantonet në entitet, nisi një hetim pasi u zbulua se prokurimi ishte kryer pa tender dhe përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë me një kompani private,  Srebrena malina, e cila kryesisht tregton fruta dhe fruta dhe perime. Prokuroria e nivelit shtetëror e mori çështjen më vonë.

Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës në fjalën e saj përmbyllëse më 15 shkurt tha se gjyqi “kishte vendosur për përgjegjësinë e kryeministrit të Federatës Novalic dhe të akuzuarve të tjerë për abuzime gjatë prokurimit të aparateve respiratore në pranverën e vitit 2020, duke vënë në dukje se 10.5 milionë marka nga buxheti u shpërdoruan”.

Novaliq, që e ka kryer mandatin teknik që nga viti 2018, nuk është paraqitur për dënimin më 5 prill. Mbrojtja pritet të apelojë dhe të nisë procedurën e shkallës së dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco