Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Abazoviç uron Milatoviçin: Misioni ka përfunduar, Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur

Abazoviç uron Milatoviçin: Misioni ka përfunduar, Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur

23:25, 02/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka uruar Jakov Milatoviçin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Abazoviç tha se Milatoviç, është presidenti i parë evropian i Malit të Zi.

“Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!”, tha Abazoviç.

Sonte Jakov Milatoviç, arriti të triumfojç në zgjedhjet presidenciale kundër Milo Gjukanoviç.

Milatoviç siguroi mbi 60 për qind në raundin e dytë të zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco