Lëvizja e Milatoviç shpall fitoren: Ia dolëm, i kemi rreth 62 përqind të votave

Lëvizja e Milatoviç shpall fitoren: Ia dolëm, i kemi rreth 62 përqind të votave

21:34, 02/04/2023
A+ Aa A-

Lëvizja Evropa në Malin e Zi e Jakov Milatoviç e ka shpallur fitoren pasi rezultatet preliminare tregojnë se Milatoviç ka fituar mbi 60 për qind të votave.

Siç u tha në konferencë për media presin një shumicë bindëse dy të tretash të Milatoviqit në Pljevlje, Berane, Kolashin, Andrijevica.

“Në rajonin qendror, Milatoviç prin bindshëm në Podgoricë, ku presim që në fund të ketë dyfishin e Gjukanoviçit. Në Nikshiq avantazhi do të jetë më shumë se 10 mijë vota, në Danilovgrad mbi 70 për qind të votave janë parashikuar për Milatoviçin. Presim një fitore bindëse te Zeta”, tha Pejoviç në media, përfaqësues i kësaj lëvizjeje.

Në rajonin jugor, siç shprehet ai, Milatoviçi është “bindshëm prijës”.

Siç ka njoftuar Pejoviç, Gjukanoviç ka përparësi në Rozhajë, Plavë, Tuzi, Gusinje, Petnjicë, Ulqin, Tuzi dhe në Cetinje.

Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe “të ruajmë paqen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco