E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe vrapon gjysmë lakuriq në rrugë: Vrava demonët

E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe vrapon gjysmë lakuriq në rrugë: Vrava demonët

12:13, 29/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e Nea Smyrni, Greqi u tronditën kur panë 17-vjeçarin duke vrapuar nëpër rrugë dhe duke bërtitur “I vrava demonët”.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së martës (28/3), kur 17-vjeçari doli gjysmë i zhveshur, i mbuluar me gjak, nga banesa e tij në rrugën Nikolaou Plastira  dhe bërtiti "I vrava demonët" duke plagosur rëndë tashmë nënën e tij 45-vjeçare.

Në një video shihet i mituri duke vrapuar gjysmë i zhveshur nëpër rrugë pak pasi plagosi nënën e tij.

Fqinjët e familjes flasin për një fëmijë që përballet me probleme të rënda psikiatrike dhe disa prej tyre thanë se kishin kontaktuar me një shoqatë për të ndihmuar 17-vjeçarin.

“Fëmija kishte disa probleme. Edhe ajo kishte probleme. Unë kisha thirrur edhe Buzëqeshjen e Fëmijës dhe thashë “është ky fëmijë në numrin 120 dhe hajde ta shohësh. Askush nuk erdhi për ta parë. Prisja që diçka të ndodhte në një moment. Sot në mëngjes, fëmija zbriti i zhveshur. Në gjak, ai kishte veshur një bluze, kurse nga mesi e poshtë ishte lakuriq. Dhe bërtiste se i vrau demonët” tha një banor i Nea Smyrni.

Gruaja fatkeqe u dërgua në spital me ambulancën e EKAV-it me lëndime në kokë , ndërsa 17-vjeçari u arrestua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco