Lajmi i fundit

Ngjarje tronditëse në Dropull/ Çifti i të moshuarve gjenden të pajetë me shenja dhune në trup

Kryeministri grek paralajmëron për trazira përpara zgjedhjeve

Kryeministri grek paralajmëron për trazira përpara zgjedhjeve

15:26, 17/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të hënën paralajmëroi deputetët e tij që të jenë gati të përballen me “trazira” përpara zgjedhjeve kombëtare.

Kjo deklaratë u interpretua nga opozita si “frikë” për zbulimet e reja në lidhje me skandalin e përgjimeve.

 “Do të kemi trazira; do të përballemi me shumë toksicitet. Dhe kjo sepse askush nuk mund ta kundërshtojë punën tonë. Ata [opozita] gjithashtu nuk kanë thënë asgjë për atë që do të bëjnë në katër vitet e ardhshme sepse thjesht nuk mund të flasin dhe të paraqesin një plan gjithëpërfshirës”, u tha Mitsotakis ligjvënësve të tij.

Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet mund të mbahen në prill ose maj dhe një raund i dytë pritet katër javë më vonë.

Sipas analistëve, në zgjedhjet e ardhshme do të zbatohet një ligj i ri zgjedhor, i cili do të kërkojë një qeveri koalicioni për të qeverisur vendin.

Raundi i parë do të mbahet me shumicë të thjeshtë, ndërsa për të dytin një partie do t’i nevojiten rreth 37% të votave për të formuar qeverinë. Përndryshe, partia që renditet e para duhet të kërkojë partnerë për të qeverisur.

Në skandalin “Greek Watergate”, disa politikanë, gazetarë dhe biznesmenë u vëzhguan nga shërbimet sekrete greke, të cilat ishin nën kontrollin personal të Mitsotakis (EPP).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco