Ky është reperi, që kreu tetë grabitje për dy orë dhe u arrestua

Ky është reperi, që kreu tetë grabitje për dy orë dhe u arrestua

11:42, 06/01/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka publikuar informacione rreth reperit 23-vjeçar që kreu rreth 11 grabitje në Selanik.

Sipas protothema.gr tetë grabitje të kryera nga i riu zhvilluan brenda dy orëve, në farmaci, dyqane dhe zonat e Ampelokipi, Kalamaria, Neapolis dhe Charilaou.

Autoritetet kanë publikuar foto dhe identitetin e të riut, bëhet fjalë për Thodoris Karagiannis që u arrestua më 13 dhjetor të vitit 2022.

Ndaj tij rëndojnë një sërë veprash penale, grabitje, kanosje , armëmbajtje pa leje. Pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kusht. I akuzuari dyshohet se i ka kryer grabitjet së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, gjë që po hetohet nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco