Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Moska 'orienton' Serbinë: Do merrni pjesë në konferenca ndërkombëtare kur të jemi edhe ne të pranishëm

Moska 'orienton' Serbinë: Do merrni pjesë në konferenca ndërkombëtare kur të jemi edhe ne të pranishëm

19:08, 05/01/2023
A+ Aa A-

Ambasadori rus Aleksandar Boçan Kharçenko ka deklaruar se vendi i tij pretendon që Beogradi të jetë pjesë e konferencave ndërkombëtare vetëm kur Rusia të jetë e pranishme.

Mediat serbe raportojnë se në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiç në fund të dhjetorit 2022, Boçan Kharçenko ka sqaruar se bëhet fjalë për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa tubime të tjera ku fokusi do të jetë Rusia.

Ai ka shtuar se SHBA-të do të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara, nën të njëjtin parim si kur u dëbua Republika Federale e Jugosllavisë në 1992.

Ky reagim vjen teksa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri me dije sërish se nuk do u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco