Kurti: Kriminelët orkestrohen nga Serbia, dirigjohen nga Vuçiç

Kurti: Kriminelët orkestrohen nga Serbia, dirigjohen nga Vuçiç

13:04, 07/12/2022
A+ Aa A-

Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti tha se bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës.

Por sipas tij atyre po  ju vjen fundi,  “do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj”.

Kurti thotë se në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

Policët e Kosovës dhe EULEX-i rrethojnë zyrën e KKZ-së në Veri, dyshime për bombë

Sakaq ai ju kërkon qytetarëve të Kosovës “që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco