Arrestohet këngëtari grek për armëmbajtje pa leje, një shqiptar e shoqëronte

Arrestohet këngëtari grek për armëmbajtje pa leje, një shqiptar e shoqëronte

08:45, 25/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur i repit, Trannos, 22 vjeç, është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Omonias , së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për armëmbajtje pa leje . Vihet re se këngëtari është arrestuar me të njëjtën akuzë, më 31 maj 2022, në Burnazi.

Sipas ELAS-it, oficerët e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm ndaluan pak pas orës 4 të mëngjesit për kontroll në rrugën Iakchou në Omonia, një automjet tip foristradë, në të cilin udhëtonin katër persona, këngëtari, një 31-vjeçare grek dhe dy shqiptarë, 32 dhe 37 vjeç. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjet një pistoletë , për të cilën nuk kishte leje posedimi të ligjshëm. Menjëherë më pas janë arrestuar të katër personat që e shoqëronin, ndërsa pistoleta është konfiskuar.
Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco