Studenti ra nga kati tretë i fakultetit, rrugët e Greqisë mbushen plot me protestues

Studenti ra nga kati tretë i fakultetit, rrugët e Greqisë mbushen plot me protestues

15:38, 20/10/2022
A+ Aa A-

Studentët në mbarë Greqinë kanë nisur sot marshime në të gjithë vendin, në shenjë proteste, pasi shoku i tyre ra nga dritarja e katit të tretë të auditorit, sepse klasa ishte plot me studentë.

Me pankarta nëpër duar dhe brohoritje, studentët kërkojnë autonomi të plot të universitetit dhe kushte më të mira për ta.

Studentët shprehe të vendosur për të vazhduar kauzën e tyre, ata kundërshtojnë policinë universitare, e cila është vendosur në institucionet e arsimit të lart që prej një viti.\

Ndër të tjera ata ngrenë zërin për kundërshtimin e tyre në lidhje me rikonstruktimin në godinat e kampusit universitar, pasi sipas tyre rikonstruktimi shkatërron historinë dhe trashëgiminë e universitetit.

Nuk kanë munguar përleshjet.

Protestuesit janë përplasur me policinë në Athinë, kjo e fundit ka hedhur kimikate dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco