Ngjarje e rëndë në Greqi, dy prindërit hedhin foshnjën në kosh plehrash

Ngjarje e rëndë në Greqi, dy prindërit hedhin foshnjën në kosh plehrash

16:02, 10/05/2024
A+ Aa A-

Tronditje në Vravrona, ku u gjet një foshnjë e vdekur e hedhur në koshin e plehrave.

Sipas informacioneve, një grua është dërguar dje në maternitet me gjakderdhje, ku mjekët kanë konstatuar se vajza ishte shtatzënë, e cila kishte abortuar fetusin që mbante.

Por stafi mjekësor nuk mund të thoshte me siguri nëse ajo kishte lindur normalisht apo nëse kishim një abort. Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe oficerët e policisë shkuan në një hotel në zonën e Vravronas ku qëndronin gruaja dhe burri i saj, të dy me origjinë nga Nepali.

Kur policia hyri në dhomën e hotelit, pa gjak kudo, madje edhe në tualet. Ata u përpoqën të flisnin me çiftin, por nuk ishin plotësisht të sigurt se po u tregonin të gjithë të vërtetën.

Informacionet bëjnë me dije se burri është regjistruar nga kamera e sigurisë duke hedhur diçka në plehra, por nuk është vërtetuar nëse bëhet fjalë për fetus. Çifti është në paraburgim dhe ka shumë gjasa të përballet me akuza penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco