‘Çështjet e hapura të dialogut Prishtinë-Beograd’, Vuçiç takon Escobar

‘Çështjet e hapura të dialogut Prishtinë-Beograd’, Vuçiç takon Escobar

12:07, 20/10/2022
A+ Aa A-

residenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka takuar të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, mundësitë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Vuçiç theksoi e plotë të Serbisë për vazhdimin e procesit të dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel deri më tani dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, thuhet në njoftimin për shtyp nga zyra e presidentit, shkruan Euronews Serbia.

“Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me këmbëngulje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare. Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm. vazhdon luftën për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka thënë Vuçiç në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco