Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Turqia ka kryer një provë me raketë balistike në Detin e Zi

Turqia ka kryer një provë me raketë balistike në Detin e Zi

18:04, 18/10/2022
A+ Aa A-

Turqia testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi mbi Detin e Zi të martën, raportoi Bloomberg.

Një platformë e lëvizshme u përdor për të lëshuar raketën nga një fushë ajrore pranë qytetit port të Rizes rreth orës 7 të mëngjesit me kohën lokale.

Raketa udhëtoi 561 kilometra përpara se të binte në brigjet e portit të Sinopit, distanca më e gjatë e përshkuar nga një armë e tillë në Turqi.

Sot në mëngjes u testua raketa e parë balistike me rreze të shkurtër veprimi Typhoon e zhvilluar nga Turqia.

Projekti sekret i raketave i quajtur Tayfun, ose në turqisht Typhoon, ka nisur prej disa vitesh. Presidenca e Industrisë së Mbrojtjes, e cila mbikqyr zhvillimin e armëve në nivel lokal, ka refuzuar të japë asnjë informacion në lidhje me Tayfun.

"Turqia mori në 2019 një sistem të avancuar të mbrojtjes kundër raketave S-400 të prodhuar nga Rusia, dy vjet pasi Ankaraja nënshkroi një marrëveshje me Moskën për të blerë sistemin me shpresën se bashkëpunimi mund ta ndihmojë atë të zhvillojë programin e saj të mbrojtjes balistike. . Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë dhe e kanë ndaluar atë të marrë avionë stealth të Lockheed Martin  Corp, F-35”, raporton Bloomberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco