Përdhunoi të miturën nën kërcënimin e armës, 53-vjeçari ngarkoi foto në internet për ‘klientët’

Përdhunoi të miturën nën kërcënimin e armës, 53-vjeçari ngarkoi foto në internet për ‘klientët’

08:39, 09/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë.

Një 53-vjeçar që drejton një dyqan në qendër të Athinës ka dhunuar vazhdimisht një 12-vjeçare dhe e ka detyruar të kryejë prostitucion.

Ai e fotografonte dhe e ngarkonte materialin në internet, ku kërkonte klientë për të miturën, sipas ERT.

Protothema shkruan se 53-vjeçari e kishte kërcënuar me armë vajzën.

Kjo, sipas burimeve policore, ka ndodhur nga në dyqanin e 53-vjeçarit, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë fëmijën.

Ai e njihte nënën e 12-vjeçares, e cila e kishte lejuar fëmijën të bënte punë të vogla për të fituar para xhepi.

Në të njëjtën kohë, policia arrestoi një klient të dyshuar 42-vjeçar.

Në pronësi të 53-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 2 pistoleta, 572 gëzhoja, 21 thika, një bajonetë, 2 laptop dhe një hard disk, ndërsa 42-vjeçarit një laptop dhe 2 usb.

I akuzuari 53-vjeçar është një familjar dhe dyqanxhi me emër të mirë në lagje, thonë banorët e zonës që janë të tronditur nga lajmi.

“Ai është familjar, ka emër të mirë. E pamë vajzën këtu në lagje, në dyqanin e tij, po e ndihmonte se vjen nga një familje e madhe. U shokuam kur dëgjuam lajmin. Të gjitha gjërat e gjetura janë antike, ai mblidhte sende, është hobi i tij. Vajza e vogël po e ndihmonte, duke pastruar disa rafte në dyqan.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco