Mbolli malin me kanabis në Greqi, policia arreston shqiptarin

Mbolli malin me kanabis në Greqi, policia arreston shqiptarin

21:32, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një plantacion me kanabis në malin Aigaleo.

Pas kontrollit në shtëpinë e tijt, u gjetën dhe sekuestruan pajisje të përdorura për mbjelljen dhe kultivimin e fidanëve të kanabisit. Në plantacionin me lëndë narkotike, u shkulën gjithsej 177 fidanë me lartësi deri në 2 metra, ndërsa është konfiskuar dhe një makinë e përdorur për trafikun e drogës.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës ku do të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco