Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gati sanksionet, BE ultimatum Serbisë për lojën e dyfishtë me Putinin: Kohë të vështira për Vuçiçin

Gati sanksionet, BE ultimatum Serbisë për lojën e dyfishtë me Putinin: Kohë të vështira për Vuçiçin

16:17, 05/10/2022
A+ Aa A-

Shtetet anëtare e Bashkimit Europian nuk janë unanime për të penalizuar apo "ndëshkuar” Serbinë lidhur me mosrreshtimin e saj me sanksionet e Bashkimit Europian për agresionin/luftën e Rusisë në Ukrainë. Burimet zyrtare të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur, se një shumicë e gjerë shtetet anëtare kanë një qëndrim gjithnjë e më të rreptë ndaj Serbisë për shkak se vendi nuk i bashkohet sanksioneve që vetë këto vende kanë aprovuar për Rusinë.

Këto burime rikujtojnë, se i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë dhe i kanë ofruar disa shanse që prej periudhës para-zgjedhore në Serbi e deri tani për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimi Europian në politikën e jashtme të kësaj organizate.Ndaj Serbisë do i kërkohet tashmë hapur të tregojë se çfarë vlerash ndan me Bashkimin Europian dhe nëse është e gatshme që të ndjekë detyrimet e një shteti kandidat, që zhvillon aktualisht negociatat e anëtarësimit në BE.

Kjo është dhe arsyeja kryesore, për të cilën, kjo temë do të preket në samitin Komunitetit Politik Europian, së 6 tetorit në Pragë, që ka si fokus kryesor politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen e kontinentit europian, si dhe aspekte të tjera socio-ekonomike.

Por, Burimet zyrtare të BE-së kanë konfirmuar, se në gjirin e 27 shteteve anëtare të BE-së nuk ka ende unanimitet për këto një penalizim të mundshëm.Të tjera burime diplomatike të BE-së kanë shpjeguar për ABC, se shkaku kryesor është se fokusi kryesor i shteteve anëtare të Bashkimit Europian përqëndrohet tashmë te kriza energjitike në Europë, që nxjerr si nevojë urgjente uljen e çmimit të faturave për konsumin e energjisë dhe gazit për qytetarët europianë, përmes disa opsioneve, për të cilat institucionet europiane dhe shtetet anëtare të BE-së kanë përplasje midis tyre dhe nuk po bien ende dakort.

Ndaj, për disa shtete anëtare, penalizimi i Serbisë në këtë moment nuk është prioritet. Por sipas të njëjta burimeve, kjo nuk do të thotë që presioni i Bashkimit Europian nuk është në rritje ndaj Serbisë dhe gjithashtu vendi do t’a ketë shumë të vështirë rrugëtimin e saj në integrimin europian në rast se nuk i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Një shembull i presionit politik është edhe draft-rezoluta që propozohet nga eurodeputeti i grupimit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Tonino Picula për të ndërprerë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse vendi nuk u bashkohet sanksioneve të BE-së për Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco