Tmerr në Athinë, babai përdhunoi vajzën e tij për pesë vite

Tmerr në Athinë, babai përdhunoi vajzën e tij për pesë vite

16:55, 03/10/2022
A+ Aa A-

Një emigrant ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka përdhunuar për pesë vite në mënyrë të vazhdueshme të bijën që sot është 12 vjeç.

Mediet greke raportojnë se emigranti i arrestuar është nga Bangladeshi, ndërsa bashkëshortja nga Gjeorgjia.

Protothema.gr raporton se gruaja ka denoncuar të shoqin më datë 27 shtator, ndërsa një ditë më pas e bija adoleshente i ka treguar nënës veprimet e turpshme që babai bënte me të prej pesë vitesh.

E mitura i ka rrëfyer mamasë se kishte  frikë nga i ati, ndërsa i ka thënë se tani që babai është larguar nga shtëpia mund të zbulojë sekretin e madh.

Fëmija me lot në sy tha se që në moshën shtatë vjeçare babai i saj filloi ta “ngacmonte” dhe ta fotografonte lakuriq. Siç ka pohuar, kur ajo reagonte, 40-vjeçari e rrihte, i bërtiste dhe e kërcënonte se do ta lëndonte nëse do të fliste për përdhunimin dhe aktet e tjera të turpshme që ai bënte me të bijën.

Pas rrëfimit tronditës në gjendje shoku, nëna dhe e mitura shkuan në Departamentin e të Miturve ku bënë denoncimin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco